E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr mes te moshuarve, njeri plagoset

Vlore- Grindja banale ne mes te qytetit te Vlores shkakton nje te plagosur me thike dhe nje te shpallur ne kerkim si autor. Ngjarja ka ndodhur dje rreth ores 17:30, ne vendin e quajtur "Kapelja" ku kalimtare te shumte kane pare dy persona pothuajse te moshuar qe debatonin ashper me njeri-tjetrin. Me pas grindja ka kaluar ne perleshje dhe ne perdorimin e thikes. Burime policore thane se ne spital perfundoi me disa plage ne trup 55 vjecari Milo Mehilli. Menjehere te pranishmit i kane dhene ndihmen te demtuarit duke e derguar per mjekim. Nga hetimi i kryer dhe deshmite e qytetareve, mesohet se agresori ka qene nje burre rreth te 60-ve, emri i te cilit nuk behet ende i ditur nga policia per shkak te hetimeve. Nje grup hetimor nisi verifikimet ne vendngjarje per te percaktuar shkaqet dhe rrethanat. Burime nga spitali thane per gazeten 'KJ" se jeta e Mehillit eshte jashte rrezikut per jeten, kurse hetuesit presin permiresimin e shendetit te tij per te marre deshmine. Dyshohet se shkak i ngjarjes mund te jete bere nje sherr banal me fyerje mes dy burrave.

O.Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›