E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uashingtoni fillon pergatitje

Ne Uashington kane filluar pergatitjet per ndryshimet ne Shtepine e Bardhe, qe do te zyrtarizohen me 20 janar me hyrjen e presidentit Barak Obama. Ne ceremonine per inaugurimin e presidentit te 44-te amerikan, Barak Obama pritet te marrin pjese miliona njerez ne Uashington. Kjo eshte paralajmeruar nga nje pjese e mediave amerikane, te cilet vleresojne se ceremonia do te jete nje ngjarje e vecante ne historine e SHBA-ve. Deri tani jane rezervuar nje pjese e madhe e hoteleve luksoze ne Uashington nga vende te ndryshme te botes per te ndjekur ceremonine e pranim-dorezimit te pushtetit midis presidentit Xhorxh Bush dhe atij te sapozgjedhur Barak Obama. Anembane botes kane mberritur ne Departamentin Amerikan te Shtetit mbi 250 mije kerkesa per rezervimin e vendit ne ceremonine e 20 janarit te vitit 2009. Keshilli i Kongresit per organizimin e kesaj ceremonie vleresoi se me rastin e inaugurimit te Obames do te behet edhe perkujtimi i ish-presidentit Abraham Linkoln, me rastin e 200 vjetorit te tij te lindjes. Sipas Kushtetutes Amerikane, Obama me dhenien e betimit para nderteses se Kongresit do te marre detyren e re te Presidentit te 44-te te SHBA-ve. Ndersa ish-presidenti Xhorxh Bush dhe bashkeshortja e tij Laura Bush do te leshojne Uashingtonin me nje helikopter, nje ceremoni e ndjekur nga te gjithe presidentet e SHBA-ve nga viti 1977. Pervec ceremonise se pranim dorezimit, nga Capitol deri ne Shtepine e Bardhe do te organizohet nje parade dhe festa te ndryshme amerikane, duke qene edhe si mirenjohje dhe mireseardhje per presidentin e ri amerikan.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›