Flet kryekomunari Kumi:"Ndertimi ne Kakome i paligjshem"
Kryetari i komunes Lukove, Vladimir Kumi, ne kontaktet qe ka pasur me drejtues te komisariatit, kembenguli qe te gjithe te shoqeruarit te lihen te lire. Ai ka kerkuar qe dhe polici i komunes Mihal Kelleci te mos mbahet ne mjediset e komisariatit, pasi ishte urdheruar me shkrim prej tij te qendronte si roje i automjeteve te firmes, te vendosura ne nje nga parkimet e improvizuara te Lukoves, atje ku jane edhe zyrat e kesaj komune. "Une denoj edhe veprimin e policise qe pergjate oreve te nates vepruan per te shoqeruar keta banore qe nuk kane thyer asnje ligj", deklaroi Kumi per gazeten "KJ". Pas 12 oreve shoqerim, ne mesdite, te 12 personat e shoqeruar ne polici, pasi jane marre ne pyetje, u njohen me denoncimin e firmes. Por ata kane mohuar akuzat, duke u shprehur se ka qene komuna e cila ka vleresuar te paligjshem veprimin e firmes per nisjen e punimeve, pasi nuk ka nje vendim te KKRT-se se saj.
Disa te shoqeruar:
Klement Papadhima, kryeplak
Agron Baxheri
Mentor Spiri
Gaqe Strati
Andri Foti
Mihal Kellici, polic komune
Edvin Papagjika
Vendimi
Me 19 shtator te ketij viti Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave shpalli te pavlefshme dokumentet e pronesise se 129 familjeve te Nivices qe pretendonin se ishin pronare te truallit duke lejuar firme "Riviera" per punimet
Banoret
Banoret pretendojne se siperfaqja me rreth 4300 ha eshte e tyre. Fshati turistik eshte planifikuar te jete buze detit, nderkohe qe lidhjet jane parashikuar te kryhen nepermjet ishullit grek te Korfuzit. Do ngrihen shtepi me gure dhe me nje turizem elitar.