Polici mori peng per nje vic te vjedhur, lirohet nga qelia
Vlore- Polici i burgut te ri ne Vlore Altin F., eshte liruar diten e djeshme nga komisariati, ndersa grupi hetimor ka zbardhur shkaqet e ngjarjes. Burime zyrtare thane se i dyshuari 40 vjecar do te hetohet ne gjendje te lire per veprat penale te "rrahjes" dhe "kanosjes", kurse shkaku i sherrit me te riun banor te fshatit Risili ka qene vjedhja e nje vici. Pasi eshte mbajtur per rreth 12 ore ne verifikim, ai dhe bashkepunetori i dyshuar, banore po te te njejtit fshat, jane marre ne pyetje lidhur me ngjarjen dhe kallezimin e bere nga i demtuari, qe e ka akuzuar per pengmarrje duke e derguar ne Pyllin e Sodes. Por vjedhja e nje vici tre dite me pare do te sillte edhe incidentin e rende qe u shenua gjate dites se shtune. Polici dhe bashkepunetori i tij, pronar i vicit, dyshonin se vjedhja ishte kryer nga bashkefshatari i tyre 20 vjecar. Per te zbuluar te verteten me vetegjyqesi, ata dyshohet se e kane marre ne makine duke e cuar ne vendin e quajtur Pylli i Sodes. Ne baze te denoncimit qe ka bere i demtuari, ata e kane keqtrajtuar per disa ore dhe me pas e kane lene te lire. Por menjehere ne i riu do te denonconte ne komisariat uniformen blu dhe shokun e tij per pengmarrje. Akuzat e ngritura ndaj tyre jane ato te "ushtrimit te dhunes" dhe "kanosjes", duke u rrezuar akuza e "heqjes se lirise se tjetrit".
O.Hila
Pezullimi
Nderkohe qe mesohet se ndaj efektivit te burgut Vlore, Altin F., banues ne fshatin Risili, eshte marre masa e pezullimit nga detyra deri ne perfundimin e hetimeve te nisura nga koleget e te dyshuarit. Do te jete gjykata dhe prokuroria qe do te vendosin per fatin e tij gjate hetimeve.
O.Hila
Pezullimi
Nderkohe qe mesohet se ndaj efektivit te burgut Vlore, Altin F., banues ne fshatin Risili, eshte marre masa e pezullimit nga detyra deri ne perfundimin e hetimeve te nisura nga koleget e te dyshuarit. Do te jete gjykata dhe prokuroria qe do te vendosin per fatin e tij gjate hetimeve.