E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakome, shoqerohen 12 protestues

Sarande- Tentativa per te sekuestruar mjetet e firmes "Riviera" qe ka marre persiper ndertimin e fshatit turistik ne Kakome te Sarandes, u ka kushtuar shoqerimin ne komisariat 12 banoreve te fshatit Nivice. Veprimet kane ardhur menjehere pas denoncimit te kompanise se banoret kishin marre me force makinerite dhe mjetet duke i derguar ne nje parkim 18 km larg vendit ku do kryheshin punime. Lajmi u konfirmua edhe nga burime zyrtare te policise vendore, qe thane se shoqerimet jane kryer gjate oreve te nates dhe te mengjesi te djeshem. Por kjo situate ka sjell tension te metejshem mes paleve, pasi nje grup prej 30 banoresh i fshatit Nivice, bashke me kryekomunarin e Lukoves, Vladimir Kumi, kane shkuar para dyerve te komisariatit, duke kerkuar shpjegime. Ata kane pretenduar se u eshte shkelur e drejta e pronesise. Pas 12 oreve shoqerim dhe marrje ne pyetje, te 12 personat jane lene per hetim ne gjendje te lire.

Mes personave te shoqeruar gjate nates ne polici kane qene kryetari i keshillit te fshatit, Klement Papadhima, anetaret Agron Baxheri, Mentor Spiri, Gaqe Strati, Andri Foti, Mihal Kellici dhe Edvin Papagjika. Kellici mesohet se eshte edhe polic i komunes Lukove, i cili eshte urdheruar nga kryekomunari qe te ruante mjetet ne parkimin ku ishin derguar. Shkak per keto shoqerime sipas policise eshte bere "cenimi i prones se firmes, veprimi forcerisht dhe perforcimi pa autorizimin e pronareve te ligjshem". Njoftimi nga ana e firmes "Riviera" se mjetet ishin larguar me force nga banoret, ka vene ne levizje komisariatin qe ka shoqeruar te cilesuarit si organizatore.

Policia tha se dyert e mjeteve jane hapur me mjete rrethanore dhe po keshtu jane ndezur apo levizur nga Kakomeja. Te shoqeruarit dyshohet se kane kryer nga nje proces te caktuar per zhvendosjen e paligjshme te makinave te firmes. Perfaqesues te firmes ne denoncimin e tyre akuzuan protestuesit se kane demtuar mjetet e tyre padrejtesisht gjate levizjes.

Por shoqerimi i 12 perfaqesuesve te protestes ne fshatin Nivice ka mbledhur rreth ores 09:00 te mengjesit te djeshem para komisariatit te Sarandes dhjetera banore. Nje pjese e tyre kane qene te kthyer nga Greqia, nderkohe qe kerkuan lirimin e te afermve. "Duam qe njerezit tane te dalin jashte, se nuk kane bere asgje kunder ligjit dhe se ne jemi me ta dhe kerkojme te drejten tone. E quajme nderhyrje brutale ndalimin e tyre dhe te paargumentuar, pasi jane ngritur njerezit naten nga krevati duke terrorizuar banoret", pretenduan banoret ndersa prisnin zhvillimet para godines se policise. Pas ketyre veprimeve te 12 te shoqeruarit jane lene te lire dhe grupi i banoreve eshte rikthyer ne fshatin Nivice.

Bardhyl Bejko


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›