E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë - Njësia 10, inisiativë e re për mbajtjen e zonës pastër

 

"Të mbajmë qytetin pastër". Kjo është iniciativa e re e ndërmarrë nga njësia bashkiake numër 10 në Tiranë, inagurimi i së cilës është bërë pikërisht sot. Realizimi i saj synon jo vetëm përmirësimin e zonës së njësisë bashkiake  por edhe sensibilizimin e banorëve për këtë problem kaq shqetësues. Bien në sy mbulesat e vendosura përreth kazanëve të plehrave në rrugën "Myslim Shyri". Ata janë vendosur jo vetëm për të izoluar kalimtarët nga përballja me plehrat në këtë rrugë por edhe me qëllim që të shërbejne karshi kalimtarëve si mesazhe senzibilizuese. "Iniciativa të tilla bëhen të mundura nëse ka vullnet dhe dëshirë të mira"- është shprehur Gerti Bogdani, kryetari i njësisë bashkiake në fjalë por sipas tij kjo nuk është në kopetencë të njësisë bashkiake dhe për më tepër mundësimi i saj nuk arrihet për arsye se nuk ka fonde në dispozicion.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›