E Diel, 1 Nëntor 2026

Startoi sot viti i ri akademik 34.500 te rinj ne ciklin e pare te studimeve

Në të gjithë vendin, ka nisur sot viti i ri akademik 2011-2012, ndërsa 34 mijë e 500 të rinj kanë nisur ciklin e parë të studimeve.

25 mijë kuota i përkasin sistemit me kohë të plotë.

Ndër to, aktualisht janë regjistruar vetëm 23 mijë studentë, ndërsa vendet e lira do të plotësohen me shpalljen e formularit A3 javën e ardhshme, i cili i jep një tjetër mundësi rikandidimi atyre që ende nuk kanë fituar një vend në universitet.

Me këtë nivel kuotash të miratuara këtë vit nga Këshilli i Ministrave sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, rreth 70% e gjimnazistëve që kanë përfunduar me sukses Maturën Shtetërore, kanë mundësi reale për të ndjekur studimet e larta në universitetet publike.

Veç kësaj, 15 mijë e 500 të rinj do të ndjekin studimet universitare në nivelin e dytë të studimeve.

Ndërkohë, një numër i konsiderueshëm të rinjsh, kanë zgjedhur të ndjekin studimet e larta në universitetet jopublike.

Sipas analizave të Ministrisë së Arsimit, vendi ynë po u afrohet me shpejtësi vendeve të përparuara për raportin që zënë të diplomuarit ndaj numrit total të popullsisë aktive në punë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›