E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Qeveria e ka perparesi arsimin universitetet shanse punesimi

Universiteti është vatra më e fuqishme e dijes dhe qeveria shqiptare do të vazhdojë ta ketë përparësi arsimin.

Një fakt të tillë, kryeministri Berisha e ka theksuar gjatë ceremonisë së zhvilluar me rastin e 40-vjetorit të Universitetit “Fan Noli” në Korçë.

“Janë investuar miliona lekë për universitetin, do bëjmë infrastrukturën më moderne dhe do ndërtojmë laboratorët bashkëkohorë. Këto janë vitet më të rëndësishme”, premtoi kryeministri Berisha.

Duke shtuar më tej, në kuadrin e ditës së parë të nisjes së vitit akademik 2011-2012, 70 përqind e nxënësve ulen sot në universitete.

“Universitetet janë shanse punësimi. Të angazhohemi për reformë të pandërprerë, e cila konsiston në zgjerimin e lirisë në universitete.

Rektoratet duhet të jenë më decentralizuese dhe duhet që të thellohet bashkëpunimi me universitetet e huaja.

Të përkthehen tekstet më cilësore, ndërsa qeveria cakton fond për përkthimin e teksteve më të mira”, tha ai... (vijon)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›