Kavajë, 2 të arrestuar për aksidentet me 2 të vdekur
KAVAJE- Arrestohen 2 drejtuesit e automjeteve të cilët u përfshinë në aksidentet e ndodhura dje në Kavajë, ku gjetën vdekjen dy persona, mes tyre një adoleshent.
Policia e Tiranës njofton se është vënë në pranga Rexhep Izmir Pollozhani, 24 vjec, banues në Strugë, të Maqedonisë me kombësi shqiptare dhe shtetësi maqedonase. I riu akuzohet se është fajtor për aksidentin rrugor të ndodhur dje rreth orës 09:30 minuta në aksin rrugor pranë postës Golem. Duke lëvizur nga mbrapa automjetin “Benz furgon”, me targa OH 552 II, i riu aksidentoi me pasojë vdekjen e Shpresa Ibrahim Himën, banuese në Tiranë, e cila po ecte në këmbë.
Po mbrëmë Komisariati i Policisë Kavajë arrestoi ne flagrancë drejtuesin e automjetit, i cili duke u përplasur me një motor shkaktoi vdekjen e një 15 vjeçari, (pasagjer në motor). Aksidenti ndodhi dje rreth orës 14:45 minuta, në aksin rrugor Kryevidh – Spille, në fshatin Greth. Sipas policisë Ismet Kura, 32 vjec, banues në Germenj Kavajë, ka qenë duke drejtuar automjetin fugon “Volzvagen”, me targa KJ 6821 A, me drejtim lëvizje Kryevidh –Spille, kur është përplasur me motorçikletën, ku udhëtonin dy adoleshentë. Motorçikleta e markës “Honda”, pa targa, drejtohej nga Eduart Idriz Kurti, 16 vjec, dhe po lëvizte në drejtimin Spille- Kryevidhë. Nga përplasja gjeti vdekjen shoku i tij, Florian Lulzim Xhihani, 15 vjec, ndërsa vetë Kurti ndodhet në gjëndje të rëndë në renimacionin e Spitalit të Durrësit. Adoleshenti drejtonte motorin pa leje drejtimi.
(s.g/balkanWeb)