Protestë shokuese në Indi, tibetiani vetëdigjet në publik
INDI - Pamje shokuese nga India, ku një i ri tibetian dogji veten në Nju Dehli, gjatë një proteste kundër vizitës së presidentit kinez Hu Xhintao.
Ky i fundit pritet të vizitojë kryeqytetin indian në fund të këtij muaji. I riu hodhi në trup lëndë djegëse, para se të vetëdigjej në mes të rreth 1.000 personave, që protestonin kundër vizitës së presidentit kinez dhe sundimit të Tibetit nga Kina.
Mësohet se i riu është shtruar në spitalin e Nju Dehlit me djegie të rënda në trup. Gjatë vitit të kaluar, të paktën 30 persona nga zonat e Tibetit i kanë vënë flakën vetes, në shenjë kundërshtimi ndaj sundimit kinez në rajonin e Himalajas.
(er.nu/BalkanWeb)