E Shtunë, 31 Tetor 2026

Norvegjia mbyll ambasadën e saj në Damask

OSLO - Norvegjia ka njoftuar sot mbylljen e ambasadës së saj në Damask, duke cituar arsye sigurie.

Vendi skandinav ndjek kështu gjurmët e disa vendeve të BE-së (Italia, Spanja, Franca, Britania e Madhe, Holanda), Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqia dhe gjashtë monarki arabe të Gjirit Persik, që kanë mbyllur përfaqësitë e tyre diplomatike në Siri për të protestuar kundër shtypjes apo për çështje sigurie.

"Një diplomat norvegjez do të qëndrojë në detyrë në Damask, brenda ambasadës së Danimarkës, për të siguruar ndërlidhje", deklaroi Ministria e Jashtme.

Në fillim të shkurtit, përpara përhapjes së dhunës, Norvegjia kishte tashmë njoftuar se kishte reduktuar stafin e vet diplomatik në Damask.
Siria është pushtuar, që prej një viti nga një lëvizje protestuese e paprecedentë kundër regjimit të presidentit, Bashar al-Assad, që po e shtyp në gjak.
"Aktet e dhunës, të quajtura nga autoritetet si grupe terroriste, kanë shkaktuar më tepër se 9 100 të vdekur", theksoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, "OSDH".

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›