Gerdeci shtyhet seanca e 13-te akuza E qellimshme
Pas shtyrjes se seances se 13-te ne radhe prokuroria tha ne gjyq se procesi eshte futur ne nje skenar te paracaktuar bllokimi. Palet hodhen dyshime dje se ngerci ka lidhje me kerkesat e te pandehurve te akuzuar per lirimin nga paraburgimi per shkak te perfundimit te afateve. Per te trembedhjeten here radhazi Gjykata e Tiranes shtyu dje seancen gjyqesore ndaj 29 te pandehurve te akuzuar si shkaktare te shperthimit te 15 marsit 2008 ne fabriken e demontimit te municioneve ne Gerdec. Shkak i shtyrjes u be mungesa e tre prej avokateve dhe rrjedhimisht mbetja pa mbrojte e nje numri te konsideruar te pandehurish. Pasi u verifikua prania e anetareve te paleve ne proces u vu re mungesa e avokateve Julian Mertiti Alfred Balla dhe Behar Bibero. Sipas perfaqesuesve te prokurorise numri i madh i te pandehurve te mbetur pa mbrojte rreth 10 te tille e bente te pamundur zevendesimin e avokateve nga mbrojtes te tjere te pranishem ne seance. Perfaqesuesit e prokurorise pretenduan dje para gjykates se mungesat e avokateve ishin te paperligjura. Gjithashtu ata i kerkuan gjykates marrjen e masave pasi prej mese dy muajsh qe kur tre te pandehurve Mihal Delijorgji Ylli Pinari dhe Sokol Ngjeci iu rrezua kerkesa per lirim nga qelia gjyqi nuk po zhvillohet. Vendimet e njepasnjeshme te shkalleve te ndryshme te gjyqesorit per kete kerkese jane shnderruar ne strumbullar per deshtimin e seancave te Gerdecit. Nga korriku e deri me tani kjo kerkese vetem eshte endur ne shkallet e gjyqesorit nga ku asnje nga vendimet nuk ka qene ne favor te lirimit nga qelia per te arrestuarit. Avokatet e te pandehurve te arrestuar kane braktisur sallen ne shenje proteste pas vendimeve te Gjykates qe nuk pranonte lirimin duke deshtuar ne kete menyre vijimin e procesit. E fundmja toge gjyqtaresh e shprehur per kete kerkese ishte ajo e pak diteve me pare ne Gjykaten e Apelit e kryesuar nga gjyqtari Metush Saraci ku e njejta kerkese shkonte per here te dyte. Ne kete vendim Apeli e ktheu ceshtjen per rishqyrtim ne Gjykaten e Shkalles se Pare me nje trupe te re gjyqesore.
Armand Bajrami