E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrapo ne SHBA gjykata rishqyrton ekstradimin

/ /

TIRANE - Rreth nje muaj ekstradimi i Almir Rrapos drejt SHBA-se eshte fakt ne Gjykaten e Tiranes shkon per rishqyrtim kerkesa e drejtesise amerikane per ekstradimin e tij ne kete vend. Dosja ne ngarkim te Rrapos ish punonjesit te Ministrise se Jashtme te arrestuar ne korrik ne Tirane per llogari te drejtesise amerikane mberriti dje ne gjykaten e Tiranes ne zbatim te vendimit te Gjykates se Larte te dates 26 nentor 2010. Ne kete date nje kolegj Penal i Gjykates se Larte prishi vendimet e dy shkalleve me te uleta te gjyqesorit qe lejonin ekstradimin e Rrapos si edhe e kthenin ceshtjen per rishqyrtim ne Gjykaten e Shkalles se Pare me tjeter trup gjykues. Dje shorti elektronik i Gjykates se Tiranes perzgjodhi gjyqtaren Antonela Prendi si togen e zeze qe do te rishqyrtoje kerkesen per ekstradimin e Rrapos.
Almir Rrapo u arrestua ne 2 korrik te ketij viti ne ambientet e ambasades se SHBA-se ne Tirane per llogari te drejtesise amerikane. Ai akuzohet per nje sere veprash te renda penale te kryera ne kete vend. Ne 30 shtator te ketij viti Gjykata e Tiranes vendosi lejimin e ekstradimit te tij vendim qe u la ne fuqi nga Gjykata e Apelit ne 1 nentor. Ende pa u shqyrtuar dosja ne Gjykaten e Larte vendimi per ekstradim u ekzekutua dhe Rrapo iu dorezua autoriteteve amerikane. Ne baze te arsyetimit te vendimit te Gjykates se Larte qe rrezoi ekstradimi ishte mungesa ne dosje e nje garancie nga pala amerikane qe Rrapo nuk do te denohet me vdekje. ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›