Dik Marti prokuroria rrezon akuzat
Ne thelb kjo eshte deklarata e bere dje nga Prokuroria e Pergjithshme e cila ka qene e angazhuar ne vitin 2004 te ndihmonte grupin hetimor te Gjykates se Hages ne Burrel. Plator Nesturi keshilltari i prokurores se Pergjithshme Ina Rama tha dje ne nje konference shtypi se Prokuroria e Shqiperise fillimisht eshte njohur me permbajtjen e Projekt-Rezolutes se Komisionit te eshtjeve Ligjore dhe te Drejtave te Njeriut te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes. Kjo projekt-rezolute vjen si rezultat i raportit te perpiluar nga anetari i Asamblese
Parlamentare te KiE-se ish-prokurori Dik Marti. Pas shqyrtimit te detajeve te shprehura ne kete dokument prokuroria deklaroi se
Akuzat per trafik te organeve brenda territorit te Republikes se Shqiperise te ushtareve serbe te zene rob gjate luftes ne Kosove jane tashme te vjetra te ezauruara dhe pa asnje baze vertetesie. Duke u perqendruar ne fillesen e pretendimeve te tilla Prokuroria e Pergjithshme tha se deklarimeve te ish-prokurores Karla del Ponte ne librin e saj per nje baze ne fshatrat e Burrelit ku pretendohej se kryhej heqja e organeve te ushtareve serbe per qellime tregtimi eshte kryer nje hetim zyrtar mbi kete ceshtje. Ne vitin 2004 nje verifikim i nje grupi te Prokurorise se Hages ne bashkepunim me prokurore shqiptare ka marre ne evidence keto te dhena ne shtepine e supozuar si baze per kete qellim tha me tej prokuroria. Sipas saj ne baze te verifikimit te perbashket te eksperteve te Hages dhe atyre shqiptare nuk ka rezultuar se te dhenat e parashtruara te kene ndonje baze vertetesie. Per kete shkak Prokuroria e Shqiperise nuk ka gjetur baze per nisjen e ceshtjes penale.
Aludimet e Dik Marti
Duke u perqendruar me tej tek pretendimet e paraqitura se fundmi ne raportin e anetarit te Asamblese Parlamentare te KiE-se Dik Marti mbi ekzistencen e bazave te tilla ku presupozohet se jane kryer transplante si ne Fushe Kruje a diku gjetke brenda territorit te Republikes se Shqiperise organi i akuzes tha se keto jane te dhena per te cilat Prokuroria e Shqiperise nuk ka pasur asnje dijeni. Keto jane te dhena per te cilat prokuroria e Shqiperise nuk eshte njoftuar apo paraqitur kerkese per hetim nga asnje organ hetimor nderkombetar theksoi organi i akuzes duke lene te kuptohet se Gjykata e Hages EULEX apo organe te tjera nuk kane gjetur prova per ato qe pretendon Dik Marti. Ne reference te ketij fakti Prokuroria e Shqiperise tha se gezon besimin e organeve hetimore nderkombetare nje besim qe eshte forcuar nga profesionalizmi i treguar dhe shkalla e gjere e bashkepunimit me to. Bazuar ne kete bashkepunim institucioni i akuzes e deklaron te pabaze cdo insinuate se institucionet shqiptare jane bere pengese per hetimin e kesaj ceshtjeje. Prokuroria e Pergjithshme ne respekt te legjislacionit dhe konventave nderkombetare ku Shqiperia eshte pale shpreh gatishmerine per te vijuar bashkepunimin me institucionet e specializuara nderkombetare thuhet ne deklarate.
Familja Katuci Te sqarohen akuzat e Martit
BURREL - Abdulla e Mersim Katuci pronare te baneses ku pretendohet se ndodhej baza e transplanteve zhvilluan dje ne qytetin e Burrelit nje takim me prefektin e Qarkut te Dibres Xhafer Seiti. Babe e bir thane se prefekti dhe deputeti i Kuvendit te Shqiperise Qemal Minxhozi ishin te vetmit persona qe ishin interesuar per shqetesimin e tyre te kahershem me qellim sqarimin e akuzave qe behen. Pasi nuk kane marre asnje pergjigje nga institucionet e larta te shtetit familja Katuci nga Gurra e Matit ka kerkuar ndihmen e Prefektit te Qarkut Diber. Ky i fundit u eshte pergjigjur familjareve me shkrim duke thene se problemin e tyre e ka paraqitur ne Drejtorine Juridike te Ministrise se Brendshme. Prefekti Seiti sqaroi se synonte te ndihmoje familjen Katuci ne zbardhjen e te vertetes ne lidhje me akuzat e Del Pontes dhe kontrollet e vazhdueshme ne banesen e tyre. Nepermjet nje letre familja Katuci kerkon nderhyrje per zbardhjen e te vertetes rreth sajesave dhe akuzave te pabaza te bera ne dem te familjes se tij nga persona te prezantuar si hetues te Gjykates Nderkombetare te Hages. h.p Thaci Padi per shpifje Martit
PRISHTINE - Kryeministri ne doreheqje i Kosoves Hashim Thaci tha dje se do te padise per shpifje raportuesin e Keshillit te Europes Dik Marti. Ne nje raport te tij Marti e akuzoi Thacin se ishte bos i krimit te organizuar qe merret me trafikimin e droges dhe organeve njerezore. Dje ne nje interviste per agjencine Reuters Thaci tha se raporti synon ti inkriminoje shqiptaret por jo vetem ata. shte nje shpifje e kulluar qe pretendon inkriminimin e dy shteteve Kosoves dhe Shqiperise eshte nje pretendim per ti inkriminuar te gjithe shqiptaret ne rajon. Ai sulmon edhe Shtetet e Bashkuara NATO-n BE-ne si dhe Kombet e Bashkuara. Une do te punoj qe raporti te sqarohet deri ne fund tha Thaci. Dik Marti duhet te pergatise avokate te mire nese do te mund te gjeje te tille per ta mbrojtur sepse ne asnje rrethane Dik Marti nuk mund ti ike drejtesise per kete shpifje mund te them te kulluar i tha Thaci agjencise Reuters.
Sipas Thacit qellimet e ketij raporti jane demtimi i imazhit te shtetit te Kosoves popullit te Kosoves dhe gjithe shqiptareve ne rajon ngadalesimi i njohjeve te pavaresise se Kosoves.
Le Monde Ka kater fakte te dyshimta ne raportin e Martit
TIRANE - Gazeta franceze Le Monde shkruante dje se raporti i anetarit te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes Dik Marti ka disa pika te dobeta dhe te dyshimta. Ne nje artikull te vecante ne lidhje me raportin e hartuar nga Dik Marti Le Monde shkruan se mungesa e provave ne akuzat qe behen eshte e qarte. Sipas te perditshmes franceze e meta e pare e raportit te Dik Marti eshte nje kontradikte me pretendimet e dhena me pare nga ish-kryeprokurorja Karla del Ponte. Nderkohe qe kjo e fundit kishte pretenduar per transplante ne Burrel Dik Marti e zhvendos kliniken e supozuar ne Fushe Kruje. E meta tjeter ne raport sipas Dik Marti eshte fakti se aty permenden deshmi por nuk permendet asnje emer dhe asnje e dhene per deshmitaret qe pohojne ekzistencen e krimeve te tilla. Nje tjeter problematike e raportit te Dik Marti sipas Le Monde eshte fakti se hartuesi i tij eshte marre me nje ceshtje dhe nuk ka kryer hetim te plote pasi ne dokumentin e tij nuk thote asnje fjale per gjashte qendra te UK-se ne Shqiperi. Sipas Le Monde Dik Marti pretendon se ka kryer nje hetim te plote nderkohe qe nuk ka shkelur ne gjashte qendrat e njohura qe UK ka pasur ne Shqiperi. Elementi i fundit i dyshimte sipas gazetes franceze eshte momenti qe zgjodhi Dik Marti per publikimin e raportit te tij. Ai akuzoi kryeministrin e Kosoves Hashim Thaci pasi ai mori shumicen ne zgjedhjet e 12 dhjetorit dhe pritet te jete drejtues i qeverise se ardhshme qe do te zhvilloje bisedimet me Serbine.
Trazhgim Sokolaj