Sherr për pronën, qëllon fqinjin me automatik

Policia, foto arkiv
Një sherr për motive pronësie ka bërë që fqinji të qëllojë me automatik në drejtim të banesës së komshiut të tij.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2 të qytetit të Korçës, dhe raportohet se nuk ka të lënduar nga ky incident.
Burime zyrtare nga policia e Korçës thanë se, Sotiraq Nikolla, 59 vjeç, pas një konflikti për arsye pronësie ka qëlluar në drejtim të banesës së fqinjit të tij, 58-vjeçarit me iniciale J.B.
Mësohet se 59-vjeçari ka qëlluar fqinjin me automatik model 56, i cili iu bllokua në cilësinë e provës materiale së bashku me 32 copë fishekë model 56.
Lidhur me këtë rast ndaj tij nisi procedimi penal për veprat mbajtje pa leje e armeve dhe municioneve luftarake, kanosje dhe prishje e rendit dhe qetësisë publike. /E.L/