E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr, plumba e pranga

DIBER - Tentuan qe te vrasin fqinjin e tyre, por pas pak oresh perfunduan ne prangat e policise se Dibres. Nurce Mera, 28 vjec dhe Luftim Damzi, 25 vjec, nga fshati Luzni, nje dite me pare qelluan me arme mbi 22-vjecarin Artan Nikolli nga i njejti fshat. Edhe pse i plagosur rende, Nikolli mundi te mbijetoje dhe eshte jashte rrezikut per jeten. Ngjarja ndodhi rreth ores 10:00 te paradites se te merkures, kur dy te rinjte u konfliktuan me fjale te ashpra per motive krejtesisht te dobeta, ku nuk nguruan te perdorin me pas edhe armen. Per momentin mendohet se ishte 22-vjecari Damzi, ai qe nxori pistoleten, duke qelluar ne drejtim te 22-vjecarit Nikolli. Menjehere me pas, dy te rinjte u larguan ne drejtim te paditur, ndersa banore te fshatit te ndodhur ne vendngjarje derguan te plagosurin ne spitalin civil te qytetit te Peshkopise, ku pas nderhyrjes kirurgjikale, mesohet se ndodhet jashte rrezikut per jeten. Ne vendngjarje shkuan forcat e policise, te cilat bene te mundur ndalimin e dy te rinjve ne afersi te fshatit ku qendronin te fshehur. Ne momentin e ndalimit, atyre iu gjet edhe arma e krimit, nje pistolete e tipit "TT".
Ar. Bu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›