12 "te pafatet" e trafikimit te 900 kg kanabis
Leonard Bakillari
TIRANE - Jo pak, por 12 persona te akuzuar nga Prokuroria per Krime te Renda per "trafik nderkombetar droge ne bashkepunim", e mbetur ne tentative, tashme jane ne pritje te fillimit te procesit gjyqesor ndaj tyre. Vlonjatet jane te evidentuar ne te pakten kater tentativa te trafikut te lendeve narkotike jashte Shqiperise, me nje sasi totale prej 900 kilogramesh hashash. Mes te pandehurve qe "nuk u buzeqeshi fati" ndodhet dhe italiani Michelle Guarino, i cili sipas hetimeve te prokurorise, rezulton te jete i perfshire ne te njejtin rrjet trafikantesh te organizuar nga Alfred Beqiri, i cili priste lenden narkotike ne Itali. Te pandehurit Edmond Beqiri, Mustafa Zahaj, Selam Binaj, Laurent Pashaj, Genc Arapi, Arben Maska, Blerim Shehaj, Frederik Ali, Bernard Aliu, Spartak Myslimi, Kujtim Drazhi, Alket Mucaj, Roland Kapxhiu, Hysen Mehmeti dhe Michelle Guarino, sipas prokurorise, ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane tentuar disa here te trafikojne lende narkotike drejt Italise. Pergjimet dhe metodat e tjera te hetimit kane percaktuar rolin e te gjithe te pandehurve ne te peste rastet e trafikut, qe fale nderhyrjes se policise ngeli gjithmone ne tentative. Keshtu, me date 29 korrik te vitit 2006, policia sekuestron nje sasi prej 580 kilogramesh lende narkotike ne gadishullin e Karaburunit. Ne kete ngjarje, sipas prokurorise, jane te implikuar Edmond Beqiri, i cili shkoi ne Vlore dhe kontaktoi me Laurent Pashajn, i cili do te siguronte lenden narkotike. Ne ndihme te Pashajt do te ishin edhe Arben Maskaj, Mustafa Zahaj dhe Selam Binaj, te cilet do te gjenin dhe blinin lenden, qe me pas do te transportohej drejt Italise me skafin qe kishte si detyre ta gjente Genc Arapi. Derisa skafi te ishte gati, droga ruhej nga Alket Mucaj dhe Roland Kapxhiu, te cilet rrinin ne gadishullin e Karaburunit derisa te realizohej plani per transportin drejt Italise, transport qe do te kryhej ne dy rruge, ku si gjithmone "pritesi" do te ishte Alfred Beqiri, vellai i Edmondit. Nga pergjimet telefonike, Alfred Beqiri rezulton te jete dhe organizator i nje tjeter tentative trafiku, por kete radhe me autor nje italian. Pikerisht me 23 gusht te 2006, rreth ores 10.30 eshte arrestuar ne portin e Durresit Michelle Guarino. Nga kontrolli, policia gjeti nje sasi prej 506 gramesh heroine, e cila ishte paketuar ne dy shishe plastike me mbishkrimin "Dove". Nga hetimi rezultoi se "Alfred Beqiri qe ndodhej ne Itali, ka rene dakord me Michelle Guarinon, qe te vinte ne Shqiperi dhe te takonte vellane e tij, Edmondin, i cili do t'i gjente lenden narkotike Micheles dhe ky do ta transportonte ne Itali per llogari te Alfred Beqirit". Gjithashtu, te pandehurit jane pikasur dhe ne tri tentativa te tjera trafiku ne datat 11 gusht dhe 18 shtator dhe 3 tetor te vitit 2006, perkatesisht ne Levan te Fierit, "Qafa e Korroveshit" dhe ne rrugen "Transballkanike" ne Vlore.