E Diel, 1 Nëntor 2026

Dezertoi nga ushtria

HAS - Ishte akuzuar per dezertim nga ushtria, ndaj u ndalua dje ne banesen e tij 23-vjecari Rexhep Kraja. Burime zyrtare te policise se Hasit thane dje se 23-vjecari Kraja, banor i fshatit Letaj ne rrethin e Hasit, ishte person ne kerkim, pasi ishte denuar me 6 muaj heqje lirie per akuzen e "dezertimit nga sherbimi i detyruar ushtarak". Forcat blu thane se 23-vjecari nuk kundershtoi arrestimin e tij. Me pas ai u shoqerua per ne dhomat e paraburgimit te Drejtorise se Qarkut te Kukesit, ku edhe do te vuaje masen e denimit te percaktuar qe me pare. Behet e ditur se 23-vjecari Kraja eshte larguar nga vendi i kryerjes se sherbimit ushtarak, ne qytetin e Tiranes nje vit me pare, per te cilen eshte denuar me 6 muaj burg.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›