Shtyhet seanca per 5 tatimoret
LUSHNJE - Pese tatimoret e arrestuar nga policia per falsifikim dokumentesh dolen dje para togave te zeza ne Lushnje, ne seancen e pare gjyqesore. Gramoz Veliu, Xheladin Brakolla, Namik Taullau, Ruzhdi Sina, Naim Sina, pese tatimoret e Deges se Tatim-Taksave ne Lushnje, u arrestuan me 27 shtator nga policia e rrethit per akuzen e "falsifikimit te dokumenteve" dhe "shperdorimit te detyres". Kjo eshte seanca e pare gjyqesore, mases se sigurise pas lirimit me kusht te dhene nga Gjykata e Apelit ne Vlore. Gjate seances se djeshme, te gjykuar nga gjyqtarja Arbena Ahmeti dhe prokuror i ceshtjes Ndini Xhovani, ishin te pranishem te peste te pandehurit, por mungonin avokatet mbrojtes per dy prej tyre. Sipas te pandehurit Gramoz Veliu, ish-kryetar i Deges se Tatim-Taksave, avokati i tij mbrojtes nuk eshte paraqitur ne gjyq, pasi kishte ne spital nje nga te afermit, ndaj ai deklaroi se nuk do ta vazhdoje seancen pa avokatin e tij. Avokati tjeter mungonte, sepse ne te njejtin orar kishte edhe nje gjyq tjeter. Per kete arsye, gjyqtarja e ceshtjes shtyu seancen, si dhe u terhoqi vemendjen te pandehurve, se arsyet e paraqitura nuk jane ligjore, perndryshe do te duhet qe ne seancat e tjera te nderrojne avokatet. Edhe prokurori pranoi qe seanca te shtyhet, duke caktuar seancen tjeter me 23 janar. A. Sefa