E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri i këngëtareve, pyetet Rezarta Shkurta

07/05/2011  Tregon detaje mbi sherrin

TIRANE-Këngëtarja Rezarta Shkurta është ripyetur sërish nga Prokuroria e Tiranës lidhur me sherrin që ajo zhvilloi pesë muaj më parë me këngëtaren tjetër Rozana Radi. Rreth orës 13:00 të ditës së djeshme, Shkurta ka ngjitur shkallët e akuzës kryeqytetase, ku është paraqitur para prokurorit të çështjes Ervin Karanxha. Shkurta ka dhënë sqarime lidhur me disa momente të paqarta, por mësohet se gjatë marrjes në pyetje grupi i hetimit i ka sugjeruar që ajo të heqë dorë nga kallëzimi, që ka bërë kundër koleges së saj Rozana Radi. Me të njëjtën mënyrë, Radi i është kundërpërgjigjur Shkurtës, e cila ka bërë në ngarkim të saj një kallëzim penal për akuzën e plagosjes së lehtë me dashje. Duke qenë se dy këngëtaret e njohura kanë ngritur “shpatat” kundër njëra-tjetrës, Prokuroria shprehet se dy këngëtareve u është bërë me dije dhe mënyra e zgjidhjes me shpejtësi të kësaj çështje, që është pajtimi mes tyre. Momentalisht duket se nuk ka paqe mes dy mikeshave Rezarta Shkurtës dhe Rozana Radit, hetimet në ngarkim të së cilave janë duke u zhvilluar nga Prokuroria e Tiranës. Ajo që duket më e implikuar në këtë sherr banal është këngëtarja Rezarta Shkurta, e cila ka qëlluar me grusht Radin duke i shkaktuar kësaj të fundit dëmtime në njërin sy. Lidhur me këtë çështje janë pyetur Sinan Hoxha, e disa persona të tjerë, ndërkohë që pritet të japin shpjegime Ardit Gjebrea dhe Çiljeta Çilaga. Në rast se këngëtaret nuk pajtohen, shumë shpejt Prokuroria të mbyllë çështjen, duke e dërguar atë në gjykatë.

Incidenti

Gjatë daljes nga Prokuroria Rezarta Shkurta ka pasur një incident me një nga gazetaret, e cila në përpjekje për të fotografuar Shkurtën, ka rënë preh e dhunës së saj, duke ja marrë aparatin fotografik. Në këtë incident është implikuar dhe i dashuri i Shkurtës, shtetasi Ermal Hoxha.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›