120 minutat e kasetës-makabre filmimet me 6 gardistët e vrarë
06/05/2011
Transmetimi në gjykatë i masakrës së Cërrikut, nga përgatitjet, blindat dhe përgjakja
TIRANE-Pamje filmike që tregojnë vrasjet makabre të 6 gardistëve në Cërrik, janë transmetuar dje në procesin gjyqësor kundër 9 të pandehurve që akuzohet si autorë të kësaj ngjarje kriminale. Video kaseta prej 120 minutash e sekuestruar në banesën e shtetasit Xhemal Bardhoshi, autorit të regjistrimit të pamjeve, tregoi para gjykatës filmime rrëqethëse ku shfaqen fillimisht dy gardistë të vdekur dhe të mbuluar nga gjaku e më pas filmimet tregojnë dy gardistë të tjerë, trupi i të cilëve ishte djegur plotësisht. Xhirimet e kameramanit Bardhoshi treguan se si gardistët e plagosur luftonin me jetën në ambientet e spitalit të Elbasanit dhe Cërrikut, ku në këtë të fundit disave prej tyre në gjendje tepër të rëndë shëndetësore u ishte vënë në kokë gryka e automatikëve, që sipas prokurorëve gjestet në fjalë ishin kryer nga personat e pandehur të dosjes “Cërriku”. I plagosur rëndë dhe me klithma ndër dhëmbë gardisti Agim Biberaj, ka marrë guximin që t’u tregonte banditëve se kishin ardhur në Cërrik për të ndihmuar popullin dhe jo për t’u bërë keq. Në pamjet filmike tregohet se këto fjalë dalin në momentin kur në kokë atij i vihet gryka e armës, duke e kërcënuar se do e vrisnin, zhduknin, kërcënime këto që shoqërohen me ofendime dhe sharje të rënda. Më tej në video tregohet një gardist tjetër, i cili ndodhet i shtrirë në krevatin e spitalit teksa është duke u mjekuar në kushte aspak të favorshme nga një infermiere. Gardisti, duket qartë se kishte marrë djegie në pjesën e krahut të djathtë dhe në anën e kurrizit kishte disa vrima të zeza në trup. Pamjet rrëqethëse të videos më tej tregojnë gardistin Azem Rusta, i cili shfaqet i zhveshur dhe me një cigare në gojë. Rusta është kapur peng nga banditët, të cilët nëpërmjet kameramanit Bardhoshi kanë kryer intervistimin e tij. Gjatë marrjes në pyetje, Rusta sqaron me zë dhe me figurë se nuk dinte kush e kishte dhënë urdhrin, duke shtuar se ata kishin ardhur për të mos i bërë keq asnjë njeriu. Rusta detyrohet nga banditët e Cërrikut të pranojë se ishte bërë pishman që kishte ardhur në qytet, si dhe në të njëjtën kohë atij i është kërkuar me forcë të vendoste vetë dënimin e tij, për ngjarjen në fjalë. Video prej 120 minutash tregon se gjithçka ka filluar kur forcat e gardës dhe Policisë së Shtetit kanë hyrë në qytezën e Cërrikut me tre mjete të blinduara, dy autoblinda diagaç, një mjet i blinduar i Bankës së Shqipërisë, si dhe disa mjete të tjera. Pamjet filmike kanë treguar qartë para gjykatës dhe 9 të pandehurve situatën para masakrës, kur një mjet i blinduar është duke ecur në qytet dhe pasi i afrohet godinës së kinemasë, ai bie në zjarrin e dhjetëra armëve të kalibrave të ndryshëm e më pas qëllohet nga një predhë antitank. Videoja tregon trupat e vrarë të gardistëve Sali Martini dhe Besnik Syla, të cilëve banditët i kishin marrë sendet personale si ora, foto, një librezë anëtarësimi të PD-së, që ishin përgjakur me gjakun e tyre dhe i servirnin para kamerës që filmonte. Më tej video tregon se dy ditë pas masakrës, populli i Cërrikut kërkon paqe duke zhvilluar një miting, ku mes thirrjeve dëgjohej shprehja “O Sali, o armik po ta mbajti eja në Cërrik”.
Ish-kryetarja e Bashkisë
Ish-kryetarja e Bashkisë së Cërrikut, Mishelina Xhelo, dhe bashkëshorti i saj Xhevdet Koçia, pritet të dëshmojnë seancën e radhës lidhur me këtë ngjarje kriminale. Mishelina Xhelo ka qenë mjaft aktive para dhe pas ndodhjes së kësaj ngjarjeje dhe për pasojë Prokuroria ka kërkuar pyetjen e saj në gjykatë. Ajo është njoftuar për t’u paraqitur në gjyq, por ka refuzuar duke pohuar se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
Avokatët, Xhelo në fushatë
Avokatët mbrojtës janë shprehur se ish-kryetarja e Bashkisë Cërrik Mishelina Xhelo nuk vuan nga asnjë sëmundje që do vështirësonte ardhjen e saj në gjykatë, duke shtuar se ajo është parë gjatë këtyre ditëve duke bërë fushatë elektorale. Avokati Visha ka theksuar se edhe në qoftë se zonja në fjalë ka vështirësi, atëherë ajo duhet të pyetet në ambientet e banesës së saj, lidhur me masakrën e Cërrikut.