Panairi i luleve dhe punimet artizanale pushtojnë sheshin e qytetit
07/05/2011 Shkodër festohet Dita e Luleve
Mes panairit të luleve, punimeve artizanale dhe aktivitete festive qytetarët shkodranë kanë festuar dje Ditën e Luleve. Atmosfera festive e krijuar në të gjithë shëtitoren “Luigj Gurakuqi” ka mbledhur edhe këtë vit me dhjetëra adhurues të luleve. Kjo festë e njohur prej shumë shekujsh si Dita e Shën Gjergjit u konceptua në vitin 2006 si Dita e Luleve, që simbolizon edhe rigjallërimin e jetës. Në vijim të kësaj tradite sheshi i këtij qytetit është zgjuar e mbushur me vazo lulesh të shumëllojshme të vendosur në panairin e lulerritësve të zonës, duke krijuar imazhin e oborreve tradicionale shkodrane. Krahas luleve natyrale nuk mungonin dhe pikturat e shumta nga piktorët e njohur të Shkodrës si dhe punime të tjera që kishin si temë bazë lulen. Ndryshe nga vitet e tjera, Dita e Luleve ishte gërshetuar dhe me një panair të punimeve të shumta e të shumëllojshme artizanale, kryesisht punime në dru dhe punime prej leshi. Ndërthurja e elementit lule natyrale me punimet artizanale kishte si qëllim që Dita e Luleve të shërbente dhe si promovuese e vlerave tradicionale te vizitorët e shumtë që kishin ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit, por dhe nga shtetet e tjera, për të parë nga afër organizimin e kësaj feste. Ndërkohë këngët e vallet e ansamblit të qendrës kulturore e gjallëruan edhe më shumë sheshin “Luigj Gurakuqi”. Në orët e vona të darkës shkodranët dhe vizitorët e ndryshëm patën rastin të kalojnë një mbrëmje të bukur mes këngëve të përzgjedhura nga repertori i gjerë i krijuesve dhe kompozitorëve shkodranë kushtuar luleve. Vlen të theksohet se në repertorin shkodran të këngëve numërohen rreth 150 këngë kushtuar luleve, apo ku lulja është përdorur si një element i dashurisë.