Sherri i pronave dhe vrasja e Hykes
Artan Cena
TIRANE - Vrasja e taksistit Ramazan Hyka, pak dite me pare ne Farke, duket se do te marre pergjigje se shpejti nga uniformat blu. Hetime intensive jane bere keto dite dhe nga burime te grupit hetimor mesohet se, jane marre deshmite e me shume se 50 personave, duke mbledhur prova per diten e fundit te punes se tij. Gjithashtu, mesohet se, eshte duke u verifikuar dhe nje konflikt pronesie qe ka pasur 44-vjecari disa dite para se, te gjendej i karbonizuar ne makinen e tij, ne afersi te liqenit te Farkes. Burime policore nuk pranuan te bejne te ditur se, cila eshte pista qe po hetohet, por shtuan se zbardhja e saj pritet te jete e afert.
Sherri
Disa dite para se, te gjendej i karbonizuar ne makinen e tij te llojit "Benz", Hyka mesohet se ka pasur nga konflikt per disa prona ne fshatin Mullet, disa kilometra larg kryeqytetit. Por kjo gje nuk eshte konfirmuar nga familjaret, por policia tha se, pronesia eshte nje nga pistat ku po hetohet dhe po zbardhen problemet qe ai ka pasur. Burime te grupit hetimor, thane se, nga verifikimet e bera gati eshte hedhur poshte pista e vrasjes, per perfshirje ne trafiqe te paligjshme apo per motive te dobeta. Konflikte te para disa muajve me te njohur dhe te tjera prova kane shtyre policine e Tiranes drejt hetimit te pistes se Hyka mund te jete ekzekutuar per ceshtje pronash.
Hetimet
Nga burimet mesohet se dita-dites po perjashtohen pistat e ngritura gjate hetimeve paraprake. Nderkaq qe mesohet se, dy dite me pare, policia ka marre ne pyetje gruan e viktimes, 42-vjecare ku eshte pyetur ne lidhje me problemet e fundit qe ka pasur Hyka. Policia eshte treguar shume e rezervuar ne lidhje me kete gje, pasi kjo ceshtje eshte duke u hetuar si e vecante dhe ka presion per zgjidhjen e saj, nga drejtuesit e Policise dhe Prokurorise se Tiranes.
Ultimatumi
Drejtori i policise se Tiranes, Tonin Vocaj ka dhene ultimatum qe vrasja e 44-vjecarit Ramazan Hyka te zbardhet sa me shpejt e mundur dhe te dyshuar te vihen ne pranga. Ne kete fryme ishte dhe takimi me kryeprokurorin e Tiranes, dy dite me pare.
Vdekja e taksistit Ramazan Hyka
Trupi i vrare dhe i djegur taksistit Ramazan Hyka, eshte gjetur ne Farke pak dite me pare. 44-vjecari, eshte gjetur i pajete te enjten e kaluar, i djegur ne bagazhin e makines se tij, te llojit "Benz", me targa TR 2661 J, qe e perdorte si taksi. Familjaret e tij, kane thene se, kishte shkuar te dergonte nje porosi ne Farke, por me pas nuk eshte kthyer me. Ai ishte shpallur i zhdukur mengjesin e asaj dite qe u gjet i vdekur.