E Diel, 1 Nëntor 2026

Arratiset e denuara shqiptare, kapet ne tentative duke hyre ne Shqiperi

ATHINE - Pasi ishte arratisur nga burgu nje grua shqiptare e denuar per droge dhe vjedhje eshte vene ne pranga disa ore pasi ishte shpallur ne kerkim. Ngjarja ka ndodhur ne Selanik te Greqise, kur nje shqiptare eshte arrestuar ne doganen greke te Kristalopigjise duke u perpjekur te kalonte ne Shqiperi. Sipas policise, e arrestuara, emri i te ciles nuk eshte bere i ditur, ishte nje e denuar, e cila ishte arratisur ne momentin kur dy police greke e kishin cuar ne spitalin Ipokratio te Selanikut per te kryer disa analiza mjekesore. Por gjate vizites mjekesore, duket se ajo e kishte gjetur mundesine te arratisej dhe pse ishte e shoqeruar me police.

Nga te dhenat, dyshohet se kjo arratisje te kete qene e planifikuar qe me pare, pasi e priste nje makine ne bordin e se ciles eshte kapur duke udhetuar drejt doganes se Kristalopigjise. Ne kete vend ajo eshte arrestuar nga policia greke e cila ishte e informuar per ngjarjen madje kishte edhe urdher arrestimi per te, qe u ishte shperndare gjithe pikave kufitare. Burime prane kesaj policie shtojne se behet fjale per nje 30-vjecare e cila vuante denimin ne burgjet greke me akuzat e vjedhjeve dhe te trafikimit te droges. Nderkohe policia e Selanikut ka nisur nje hetim per te zbardhur shkaqet e arratisjes se saj, qe me sa duket ka ndodhur nga pakujdesia e policeve qe e shoqeronin.

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›