E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi firmos ligjin per Prokurorine

Rozeta Rapushi

Presidenti i Republikes, Bamir Topi dha bekimin e tij dje, per kufizimin e imunitetit te prokuroreve. Brenda afatit kushtetues, kreu i shtetit firmosi dje ndryshimin e ligjit per Prokurorine e Pergjithshme, te miratuar me konsensus te plote ne seancen plenare te fundit te dhjetorit. "Dekretoj shpalljen e ligjit "Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 8737, date 12.02.2001, Per organizimin dhe funksionimin e Prokurorise ne Republiken e Shqiperise", firmosi Topi. Kreu i shtetit u rendit keshtu ne konsensusin PD-PS per ligjin e prokurorise. Konsensus i cili u kundershtua vetem nga Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama e cila u shpreh se ligji i ri shton kontrollin e qeverise nga organit te akuzes. Sipas kryeprokurores, ligji cenon pavaresine e organit te akuzes dhe ka nevoje per permiresime te pakten ne dy nene. Me gjithe kritikat e Rames, Presidenti Topi vendosi te miratoje ndryshimet ligjore, qe jane pjese e paketes se reformes ne drejtesi. Keshtu, Prokuroria e Pergjithshme do te funksionoje nga muaji i ardhshem, ne baze te nje kuadri te ri ligjor, ku prokuroret nuk do te gezojne imunitetin e meparshem dhe raportet vjetore ne salle do te lexohen nga ministri i Drejtesise. Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama kontestoi fuqishem nenin qe i jep te drejten Ministrise se Drejtesise, per te paraqitur nje raport per inspektimin e kryer. Rama kundershtoi Nenin 28 te ligjit nje muaj me pare, qe sipas saj le shteg per kontrollin e organit te akuzes nga qeveria. Kritika tjeter e kryeprokurores ishte per Nenin 18 qe i heq imunitetin prokuroreve. Kryeprokurorja Rama tha se ulja e imunitetit do te ndikoje ne punen e vartesve te saj. Sipas saj, nuk eshte imunitet nga procesi penal, sepse prokuroret pa u arrestuar dhe pa u ndaluar mund te hetohen dhe mund te cohen ne gjykim. Prokuroret mund te pergjohen, mund te hetohen, mund te pyesin, mund te behen ballafaqime, mund te merren te pandehur. Por asnje nga sugjerimet e Rames, nuk u moren parasysh nga deputetet, qe votuan me konsensus ligjin pa asnje ndryshim ne seancen e 29 dhjetorit. Me nje konsensus prej 116 votash, PD-PS miratuan ligjin e ri per organin e akuzes. Kunder konsensusit PD-PS dolen vetem te vegjlit e LSI dhe PDK, te cilet nuk moren pjese ne votim e abstenuan. Nderkohe qe pati dhe nga ata socialiste, si Ben Blushi, te cilet nuk pranuan te japin voten pro nismes konsensuale pavaresish konsensusit mes paleve. Kunder ligjit votuan Petro Koci i PS '91 dhe Gilman Bakalli. Ndersa abstenuan ndaj ligjit konsensual kater deputete, Ben Blushi, Vangjel Dule, Ndue Shpani dhe Frrok Gjini.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›