E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mico dorehiqet, konflikt me Dulen e Duron

Perplasjet e brendshme ne Partine Bashkimi per te Drejtat e Njeriut kane sjelle edhe doreheqjen e nenkryetarit te kesaj partie, Thoma Mico nga drejtimi i Inspektoratit Shteteror te Punes. Ne nje prononcim per mediat, Mico thekson se doreheqja vjen per shkak se struktura politike dhe ministri i Punes, Anasatas Duro kane penguar qellimisht projektet e tij. Po keshtu, Mico hedh akuza te ashpra ndaj kryetarit te PBDNJ-se, Vangjel Dule. Sipas tij, Dule ushtron presion ndaj cdo ministri te zgjedhur nga partia e tij, duke sjell keshtu nje personalizim te plote te gjithckaje qe lidhet me kete parti te minoritetit. Sipas nenkryetarit te PBDNJ-se, ne Kongresin e Jashtezakonshem te kesaj partie qe pritet te mbahet, ai do te parashtroje nje platforme e cila ka ne themel edhe kthimin e PBDNJ-se, ne nje force me baze etnike te minoritetit grek.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›