E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Meta-Berisha, aleance interesash te ngushta"

Kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama, ne reagimin e tij te pare publik per rrezimin e buxhetit, ka akuzuar kreun e Partise Demokratike, Berisha dhe ate te Levizjes Socialiste per Integrim, Meta, per bashkimin e votes kunder interesave te qytetareve. "Ne nje aleance interesash te ngushta qe po perputhen perdite e me shume, Sali Berisha dhe Ilir Meta u kthyen kurrizin qytetareve te Tiranes, duke e lene kryeqytetin pa buxhet, per here te pare ne historine e Tiranes", akuzoi Rama. Sipas tij, vullnete te tjera nga ato te votuesve te 18 shkurtit, bashkuan ne sallen e Keshillit Bashkiak te Tiranes kunder buxhetit te te gjithe kryeqytetasve. "Te dy bene bashke votat ne Keshillin Bashkiak, me te njejtin zell e mllef karakteristik te politikes qe s'do t'ia dije per njerezit, per problemet e tyre dhe per sherbimet ndaj tyre", shpjegoi Rama kundershtimin e buxhetit nga LSI dhe PD. Ai u drejtua ketyre forcave politike qe ta miratojne buxhetin e Tiranes. "Apeli im eshte apeli i te gjithe qytetareve te Tiranes: Buxheti i vitit 2009 eshte i qytetit, jo i politikes, i interesave te qytetareve jo i synimeve te politikaneve, i nevojave te perditshme te zgjedhesve, jo i ambicieve te vogla te te zgjedhurve, prandaj ai duhet votuar pavaresisht nga politika e dites", apeloi Rama, duke deklaruar se miratimi i ketij buxheti ka me shume rendesi per qytetaret. D.Dedej


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›