Ministri Meta pret raporterët e KE-së

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta pati një takim me raporterët e Këshillit të Evropës, David Willshire dhe Jako Laakso. Raporterët e KE-së vlerësuan rolin e Shqipërisë në rajon. Ministri i Jashtëm Meta u shpreh se Shqipëria ka bërë progres të dukshëm. Duke folur për zhvillimet politike në vend, Meta theksoi se klasa politike do jetë e aftë të tregojë pjekuri. Vizita raporterëve ka si qëllim hartimin e një raporti nga i cili do të varet nëse Shqipëria do të vazhdojë të rrijë më nën monitorimin e Këshillit të Evropës apo jo. Vizita e tyre nisi që më 3 nëntor, dhe gjatë këtyre ditëve ata kanë patur një axhendë të ngjeshur me takime, por deri tani nuk kanë dhënë asnjë deklaratë.