Ish-kreu i LSI, Ilir Dashi do të drejtojë QSUT
TIRANE-Ish-kreu i LSI për Tiranën, Ilir Dashi do të jetë në krye të Qëndrës Spitalore Universitare të Tiranës, (QSUT) qëndra me e madhe spitalore në vend. Prezantimi i tij u bë sot nga Ministri i Shëndetesisë Petrit Vasili. ”Jemi në një moment të ri për të provuar shanset e reja te menaxhimit dhe financimit dhe mendojme se zoti Dashi do të pembushë më së miri këtë mission”, është shprehur gjate prezantimit Ministri i Shëndetësise, Petrit Vasili. Ministri vleresoi Dashin si figurën më të mirë per modelin e ri te menaxhimit. Ilir Dashi vjen ne kete detyre duke zevnedesuar Gjeorgjina Kulin e emëruar ne krye te QSUT nga ish-Ministrja Anila Godo. Ilir Dashi ka drejtuar degën e LSI Tiranë dhe së fundi drejtonte një kompani private.
(d.b/TVNews24/BalkanWeb)
(d.b/TVNews24/BalkanWeb)