Berisha: Me reformë zhdukim korrupsionin në shëndetësi
TIRANE-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se prioritet i qeverisë që ai drejton është reformimi i sistemit shëndetësor dhe se ëkshtu do të arrihet reformimi i tërë sistemit shëndetësor.
Gjatë përurimit të godinës së infermierisë në Tiranë, kryeministri Sali tha se prioritet i qeverisë janë janë punonjësit e shëndetësisë në zonat e thella. Berisha theksoi veçanërisht hierarkinë në paga si dhe pagesat e veçanta për mjekët në zonat e thella të vendit.
Berisha u ndal të reforma në shëndetësi dhe tek pagat e bluzave të bardha.
“Qeveria ime e ka prioritet reformën në shëndetësi. Është një reformë e vështirë, por do të arrihet”, theksoi Berisha. Duke u ndalur në korrupsionin në shëndetësi, Berisha shtoi se ky fenomen duhet zhdukur përjetësisht nga shëndetësia.
“Duhet eliminuar korrupsioni në spitale, por edhe në të gjithë sistemin shëndetësor”, tha më tej kreu i qeverisë.
(d.b/BalkanWeb)