E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri, masakrohet me grushte 55-vjecari

TIRANE - Nje 55-vjecar ka mbetur i plagosur nga nje sherr per motive te dobeta. Ngjarja ndodhi ne bulevardin "Gjergj Fishta" ne Tirane, dy dite me pare kur Behar Aliaj 50-vjec dhe Sqarim Hysi 57 vjec kane goditur me mjete te forta 55-vjecarin Fatmir Caushaj. Pas kesaj, ata i kane marre edhe makinen dhe parate. Forcat e policise nga Komisariati numer 2, kane mberritur me shpejtesi ne vendin e ngjarjes. I plagosuri eshte derguar me urgjence ne spital, por fatmiresisht eshte ne gjendje te mire shendetesore. Policia beri te ditur se Aliaj dhe Hysa, kane nisur nje sherr me 55-vjecarin Caushaj, ku pas fjaleve te ndersjella, jane perdorur sendet e forta. Autoret duket se nuk jane mjaftuar me plagosjen e 55-vjecarit por i kane thyer edhe xhamin e automjetit fugon ne pronesi te tij, duke i vjedhur edhe shumen e parave prej 38 mije lekesh. Policia ka vene ne pranga Behar Aliajn, ndersa Sqarim Hysi do te ndiqet ne gjendje te lire. Ata akuzohen per veprat penale te "vjedhjes", "shkaterrimit te prones" dhe "demtimeve te tjera me dashje" ne bashkepunim. A. C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›