E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosja per divorcin, arrestohet Ilnica

TIRANE - Plagosi bashkeshorten dhe veten me arme zjarri per shkak te divorcit, policia arreston pas nje dite 26-vjecarin. Genci Ilnica, banues ne Tirane eshte vene ne pranga dy dite me pare, nga specialistet e seksionit Kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Shendetit. 26- vjecari eshte derguar nga efektivat e policise ne Spitalin Ushtarak, ku ndodhet jashte rezikut per jeten. Ngjarja per te cilen akuzohet Ilnica ka ndodhur dy dite me pare rreth ores 14:30, ne rrugen "Niko Avrami", ne banesen e familjes se bashkeshortes se tij, Elsa Telhai, 19 vjece. Pas nje zenke te radhes per shkak te divorcit te tyre, 26 vjecari e ka qelluar me arme zjarri dhe me pas ka qelluar edhe vehten, duke marre plage te lehta. Policia i sekuestroi te riut pistoleten e markes "Zastava". Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane, per veprat penale te "vrasjes me dashje e mbetur ne tentative" dhe te "mbajtjes pa leje te armeve luftarake e municioneve". Sot pritet te caktohet edhe masa e sigurise ndaj Ilnices.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›