E Diel, 1 Nëntor 2026

Bushgjoka, 25 vjet burg per vrasje

TIRANE - Policia e Tiranes, tha gjate dites se djeshme se nen akuzen e "vrasjes", eshte ekzekutuar vendimi i Gjykates se Tiranes ndaj 46-vjecarit Kol Bushgjoka, nga Tropoja, i denuar ne 13 korrik 1999, me 25 vjet heqje lirie per "vrasje", i shpallur me pare ne kerkim. Sipas burimeve te policise, 46-vjecari Bushgjoka, i ekstraduar nga Italia pak dite me pare, eshte njohur gjate dites se djeshme me vendimin e dhene nga gjykata e kryeqytetit. Burimet zyrtare te policise deklaruan se Bushgjoka eshte arrestuar, me qellim vuajtjen e denimit te dhene me pare nga Gjykata e Tiranes, per vepren penale te "vrasjes". Ngjarja per te cilen ai eshte denuar, ka ndodhur dhjete vite me pare dhe qe ne ate kohe, ai ishte ne kerkim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›