Privatizimi i OSSH-se, sukses rajonal
Privatizimi i Ndermarrjes se Shperndarjes se Energjise (OSSH) nje dite pas miratimi te kontrate se shitjes, eshte konsideruar si privatizimi me i suksesshem ne rajon. Ministria e Ekonomise dhe Energjetikes me ane te zv/ministrit, Eno Bozdo ka vleresuar edhe nje here perparesite e ketij privatizimi. Bozdo tha se, "Kompania qe bleu OSSH ka te gjitha garancite e nje investitori shume serioz, nder me te medhenjte ne Evrope. Ne kontraten e shitjes jane te parashikuara me hollesi elementet rregullatore si p.sh detyrimi i kompanise "CEZ" per te pakesuar 17% humbjet ne nje periudhe 5 vjecare". Gjithashtu Bozdo sqaroi se, kompania ceke detyrohet te rrise minimalisht arketimet 1% per cdo vit, te pamundura keto pa investuar se, paku 200 milione euro per sistemin e shperndarjes. Bozdo ka vleresuar kete privatizim vetem si nje pjese te sukseseve qe qeveria ka arritur sipas tij ne fushen e energjetikes. "Ne vitet 2002-2004, sipas vete studimeve te ERE, qeveria e atehershme, duke pasur nje prurje ujore me te larte ka aplikuar nderprerje ne furnizim te popullates me energji 38% me shume se, ne vitet 2006-2008. Kjo ne nje kohe kur cmimi mesatar i blerjes se energjise ne vitin 2002-2004 ka qene 32 euro ndersa ne vitet 2006-2008 ka qene 69 euro" tha Bozdo. Miratimi i kontrates nga parlamenti i hap rruge perfundimtare kalimit te OSSH ne duart e kompanise ceke "CEZ" qe e bleu ate per 102 milione euro. Procedura, pritet te finalizohet ne muajin maj.