E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherri ne finalen Skendebeu-Tirana 10 te plagosur. Arrestohen 4 persona

Dhjetë përsona janë lënduar, ndërsa katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Një bilanc që nuk i ngjan aspak një ndeshjeje futbolli, por në vërtetë këtë prodhoi dhuna jashtë dhe brenda stadiumit të Korçës në finalen për Superkupën e Shqipërisë, Skëndebeu-Tirana.
 
Përpara nisjes së ndeshjes dy tifozeritë u përballën me njëra tjetrën në hyrjen e tribunës përballë, ndërsa më përleshjet vijuan edhe në ambjentet rreth stadiumit.  Ndërhyrja e forcave të policisë bëri që situata të qetësohej përkohësisht,  por dhuna u spastua më pas në fushën e lojës, ku tifozët nisin të hedhin sende të forta, tymuese dhe fishekzjarre në drejtim të njëri-tjtrit dhe më pas në fushën e lojës.

Si pasojë e kësaj dhune dhjetë persona janë lënduar, ndërsa katër të tjerë janë vënë në pranga nga policia e Korçës. Theodhoraq Cipi, 33- vjeç, Elvis Lera, 28- vjeç, Sonil Jovani 29- vjeç, banorë të Korçës dhe Nandi Firaj 39- vjeç, banues ne fshatin Drenove janë arrestuar nën akuzën e prishjes së rendit dhe qetesisë publike.

Policia e qarkut Korçë, mes komunikatës së saj për shtyp bën me dije se po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e disa personave të tjerë, mbi të cilët rëndon e njëjta akuzë.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›