Sherri para masakrës, dëshmitari: Çunat nga Fieri ngacmuan motrën e autorit
VLORE- Breshëri automatiku... Bërtitje dhe ulërima... Pak më tutje edhe kuje vajtimi... Duket si pamje e filmave italianë të Casa Nostrës, por në fakt është një realitet, që dy ditë më parë tronditi gjithë pushuesit në bregdetin e Vlorës, por jo vetëm ata. Do të jenë të shumtë personat që do ta mbajnë mend gjatë pasditen e së dielës së kaluar, kur pas një breshërie automatiku të shkrepur “kuturu”, mbetën të vrarë tre persona të pafajshëm. Mrekullisht “çmendurisë” së Vlorës, ashtu siç quhet tani, i ka shpëtuar edhe 21-vjeçari Justin Mërkuri. Ai ka qenë vetëm pak hapa larg breshërisë së automatikut, madje aq afër sa atë breshëri duket se e dëgjon akoma në kokë. 21-vjeçari ka rrëfyer për “Gazetën Shqiptare” tmerrin që ka përjetuar në ato momente, duke dhënë edhe detaje të tjera lidhur me masakrën e së dielës në zonën e Kalasë në Vlorë. “Ishte breshëri, por me sa mbaj mend dhe më është fiksuar në vesh, ishte breshëri me 2 ndalesa.
Pra, autori qëlloi një herë me breshëri, më pas ndaloi dhe qëlloi përsëri”, - pohon Justini. Sipas të riut, autori që ka qëlluar, ka pasur si shënjestër çadrën e disa djemve nga Fieri, të cilët po ngacmonin motrën e autorit. “Në fakt, autori jo se goditi pa shënjestër. Ai erdhi dhe qëndroi mbi 6 shkallët që zbret poshtë. Nga e goditura plumbat kanë kapur edhe bordurën, e cila bëri rikoshet, që vrau aksidentalisht edhe 2 viktimat e tjera”, - rrëfen Justin Mërkuri për “GSH”. Ai kishte zgjedhur bregdetin e Vlorës për të pushuar, deri në momentin që ajo pasdite pushimi u ndërpre nga breshëria e një automatiku, që mori jetën e tre personave të pafajshëm. Nga breshëria mbetën të vdekur në vend, 17-vjeçari Serdi Bajlozi, 34-vjeçari Sokol Isufaj dhe 53-vjeçarja Diana Ademi, të cilët nuk kishin lidhje me ngjarjen, por humbën jetën pas plumbave rikoshet. Vetëm ditën e djeshme, policia ka vënë në pranga 18-vjeçarin Leo Osmëni, si personi i dyshuar për ngjarjen e së dielës.
(Intervista ekskluzive sot në GazetaShqiptare)
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera E dashur Eva, të faleminderit! Masakra në Vlorë, viktimat u vranë nga plumba rikoshet, autori sherr me disa fierakë Masakra në Vlorë, dëshmia e 16-vjeçares: U përpoqa të shpëtoja viktimat Masakër në resortin turistik në Vlorë, 3 të vdekur. Policia: Ja dy pistat e hetimit