E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, një 40-vjecar i pajetë gjendet në zonën e ish-Kënetës

DURRES-Gjendet i pajetë në një kanal një 40 vjecar në Durrës. Ngjarja është shënuar mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Kënetës.

Sipas policisë, viktima është 40-vjecari Shaban Çullhaj, i cili dyshohet se është mbytur në kanalin e ujërave të zeza.

Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale, pasi nuk janë gjetur shenja dhune në trupin e viktimës.
Në anë të rrugës është gjetur edhe mjeti i 40- vjecarit, tip golf me targa të Durresit 9495 G, në të cilin nuk ka rezultuar asnjë prove që të cojë në pista të tjera në lidhje me ngjarjen.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›