OMONIA nis në vjeshtë regjistrimin e minoritetit grek
01/02/2012 Do të jetë një proces ndryshe nga ai i INSTAT-it
GJIROKASTËR- Organizata OMONIA, e cila nuk ka qenë dakord me ligjin “CENSUS 2011”, prej ditës së hënë ka nisur procesin parapërgatitor, duke ngritur një grup pune për regjistrimin e minoritetit grek. Burime konfidenciale pranë OMONIA-s, thanë për gazetën “Metropol”, se ditën e hënë, në mjediset e komunës së Dropullit të Poshtëm (Sofratikë), drejtues të lartë të kësaj organizate kanë vendosur që në gjashtë mujorin e dytë të këtij viti të nis regjistrimi i banorëve në të gjitha fshatrat ku ndodhet minoriteti grek. Në këtë takim ishte i pranishëm lideri i kësaj organizate, Vasil Bollano, kryetarët e komunave greke në jug të vendit, si dhe drejtuesit e lartë lokal të OMONIA-s. “Në këtë takim është rënë dakord që në vjeshtën e këtij viti të nisi procesi i regjistrimit të banorëve dhe banesave”, shprehet një drejtues i lartë, i cili preferoi të ngelet anonimë. Sipas tij, organizata OMONIA e ka bojkotuar procesin e regjistrimit të popullsisë që ndërmorri INSTAT (Instituti i Statistikave). “Ne konkludojmë se ky regjistrim nuk ka pasur si qëllim evidentimin real të pjesëtarëve të minoriteteve, por përkundrazi tkurrjen e tyre statistikore artificiale dhe përligjjen në këtë mënyrë të politikave të regjimit komunist në lidhje me to, për rrjedhojë ne nuk e kemi njohur këtë proces”, thekson drejtuesi, duke shtuar se “aktualisht grupi i ngritur, i përbërë nga 7 veta, do të merret me përgatitjen programit të punës. I njëjti drejtues nënvizoi se formulari do të jetë në gjuhën greke, ndërsa pyetësori do të ketë një sërë pyetjes.
“I gjithë procesi i regjistrimit të popullsisë së minoritetit grek do të jetë transparentë. Është ende herët të saktësojnë tipin e pyetësorit, por ajo do të jetë ndryshe nga ajo çfarë organizoi INSTAT”, specifikoi drejtuesi. T. Skuqi