"Ushtruam dhune gjate ndalimit"
GJIROKASTER - Ndersa ka nisur seanca gjyqesore ne ngarkim te tre personave te arrestuar me 98 kg lende narkotike, njeri prej te pandehurve i ka treguar gjyqtarit dhe prokurorit se eshte rrahur nga policet ne birucat e paraburgimit. Dhe policia ka reaguar duke thene se, Miho eshte arrestuar me force gjate arrestimit. "Gjate kapjes ne flagrance, Gerti Miho, i cili ishte drejtuesi i automjetit tip BMV, ka shfaqur rezistence me veprime aktive per t'i shpetuar policise, duke perdorur force ndaj punonjesve te policise qe bene kapjen ne flagrance te tij. Konform ligjit per "Policine e Shtetit" si dhe ligjit per "Perdorimin e Forces" nga punonjesit e policise, eshte bere shoqerimi i tij per ne ambientet e policise", thuhet ne deklaraten e Policise se Gjirokastres. Gjate seances, 29-vjecari, ka treguar shenjat e keqtrajtimit fizik, te cilat jane te dukshme ne pjese te ndryshme te fytyres dhe vecanerisht ne syrin e majte i cili ishte i enjtur dhe i nxire teresisht. Ai ka deklaruar se pas dhunes se ushtruar mbi te, eshte derguar ne urgjencen e spitalit rajonal "Omer Nishani" per te marre ndihmen mjekesore.
Mbrojtja
Ndersa, avokati mbrojtes i tij, Arjan Sotiri, ka kerkuar nje konstatim nga nje mjek ligjor per dhunen e ushtruar ne sy dhe pjese te tjera te trupit. Kallezimi penal per kete ngjarje i eshte depozituar prokurorit te ceshtjes, Spartak Cocoli. Pas denoncimit te njerit prej te pandehurve ne gjykate, per ushtrim dhune ndaj tij nga nje oficer policie, ka reaguar edhe Drejtoria e Policise se Qarkut Gjirokaster. Ne nje deklarate zyrtare per shtyp mohohet kategorikisht fakti se ne ambientet e Policise eshte ushtruar dhune. Sipas te njejtave burime behet e ditur se ne momentin e ndalimit 29-vjecari Miho, ka tentuar te largohej duke bere rezistence dhe duke kundershtuar uniformat blu. "Ne keto kushte forcat e policise kane qene te detyruara ta shoqeronin te ndaluarin me dhune drejt mjediseve te Komisariatit te Gjirokastres", thuhet me tej ne kete deklarate.
Masa
Nderkohe pas denoncimit te bere nga i riu per shtrim dhune, seanca ka vazhduar normalisht. Trupi gjykues ka vendosur "burg pa afat" per tri te ndaluarit me 98 kilograme mariuane. Tre personat u ndaluan ne oret e para te dates 4 janar ne rrugen nacionale Gjirokaster- Kakavije, ne vendin e quajtur "Kafe Bora" ndersa transportonin nje sasi prej 98 kilogramesh mariuane, te fshehur ne mjetin me targa te Korces. Blerim Kore
Reagimi i policise
Pasi ne media u be i ditur fakti i ushtrimit te dhunes, ka reaguar dhe Policia e Gjirokastres. "Duke marre shkas nga lajmi i dhene ne disa media ne lidhje me ngjarjen e dates 4 janar 2009, mbi arrestimin ne flagrance te tre personave nga Korca, behet me dije se: Gjate kapjes ne flagrance te ketyre, shtetasi Gerti Miho, i cili ishte drejtuesi i automjetit tip BMV, ka shfaqur rezistence me veprime aktive per t'i shpetuar policise, duke perdorur force ndaj punonjesve te policise, qe bene kapjen ne flagrance te tij. Konform ligjit per "Policine e Shtetit" si dhe ligjit per "Perdorimin e Forces" nga punonjesit e policise, eshte bere shoqerimi i tij per ne ambientet e policise", thote policia. Po sipas saj, "mbas shoqerimit ne ambientet e Drejtorise se Policise se Qarkut Gjirokaster, ndaj ketij personi nuk eshte ushtruar ne asnje moment dhune fizike". "Te gjitha veprimet e kryera nga oficeret e policise jane te dokumentuara ne procesverbalin e kapjes ne flagrance te ketyre shtetasve. Ky dokument ndodhet ne Prokurorine e Rrethit se bashku me materialet e tjera hetimore ne ngarkim te ketyre shtetasve", perfundon deklarata e Policise.