Sherri për pronën, dy të plagosur aksidentalisht në Sarandë

Policia e Sarandës konfirmon se ngjarja ndodhi në afërsi të kafe-bar “Limani”, rreth 30 metra larg filialit të Albtelekomit në Sarandë. Të shtënat me kallashnikov kanë dalë nga një objekt që është në pronësi të shtetasit Artan Myrtaj dhe kishin si qëllim një tjetër objekt, i cili është në pronësi të shtetasve Sinan Mata dhe Kosta Thanasi.
“Lefteri Ahmetaj dhe Engjëllushe Mata, përkatësisht 45 e 44 vjeç, punonjëse të ndërmarrjes së pastrim-gjelbërimit u plagosën aksidentalisht teksa po punonin. 45 vjeçarja ka marrë një plumb në kraharor, ndërsa tjetra në krahun e djathtë, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, deklaron në një komunikatë Policia e Sarandës, e cila është duke hetuar shkaqet e ngjarjes dhe për kapjen e autorëve.
Pas hetimeve të para, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti pronësie. Shtetasit Sinan Mata dhe Kosta Thanasi kishin shtuar një tjetër kat në objektin e tyre, ndërkohë që Artan Myrtaj pretendonte se shtesa i prishte fushëpamjen ndërtesës së tij.
Në lidhje me këtë fakt, shtimin e katit pa leje, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendim ka pezulluar punimet, vendim i cili është ekzekutuar edhe nga Përmbarimi Gjyqësor Sarandë me mbështetjen e forcave të policisë. Mbas këtij pezullimi punimesh, shtetasit Kosta Thanasi dhe Sinan Mata kanë rifilluar punimet, të cilat janë pezulluar sërish para 3 ditësh sërish me mbështetjen e Policisë së Shtetit.
Mbas pezullimit të dytë të punimeve, Kosta Thanasi dhe Sinan Mata kanë vijuar sot punimet në objekt, dhe për pasojë erdhi edhe ngjarja.
Nga Seksioni i Krimeve të Rënda në Komisariatin e Policisë Sarandë janë shoqëruar të dyja palët në lidhje me këtë ngjarje dhe po kryhen veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor, zbardhjen e saj dhe identifikimin e autorit.
Ngjarja e sotme ka tronditur edhe pushuesit e shumtë që kanë “pushtuar” këto ditë qytetin e Sarandës. /Start/
2011-07-10 15:28