E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, vdekja e Alikos, vonohet ekspertiza, familjarët të zhgënjyer

KORCË- Edhe pse tashmë kanë kaluar 40 ditë nga vdekja e mistershme e 49-vjecares Fatbardha Aliko në maternitetin e Korcës edne nuk ka një përgjigje të ekpertizës mjeko ligjore. Familjarët kërkojnë përgjigjen e shpejtë të analizave, dnërsa shürehen të zhgënjyer nga drjtësia për të disatën herë.

“Mesa kemi dëgjuar edhe herë të tjera, vonesa të tilla nuk zgjasin aq. Unë mendoj se mund të bëhet ndonjë ‘prockë’ mund të themi, ndaj doktorëve, ndaj infermiereve nga fajtorët dhe mund të sheshohen gjërat. Tromboza unë e di që kurohet. Dhe këta nuk i kanë vënë rëndësi fare. Jam i zhgënjyer fare se e lamë në dorën e shtetit dhe nuk ndriti asgjë. Që të vritet një njeri dhe të më dalet pas dy ditëve para syve ëhstë gjë e pabesueshme”- u shpreh Alget Aliko, djali i të ndjerës.

“Meqënëse na u tha se përgjigjia vjen për dy javë , u bënë 40 ditë të të ndjerës që është larguar nga jeta dhe asnjë jë. Prokuroria thotë që nuk vrepojnë dot pa ardhur analizat. Nuk kemi besim tek drejtësia, pasi është hera e dytë që jem ngatërruar me shtetin, me drejtësinë dhe nuk na kanë zgjidhur asgjë. Përsëri po përsëritet e njëta gjë”,- deklaroi Alma, nusja e djalit të Fatbardha Alikos.

Ndërkohë burime nga prokuroria e Korcës konfirmojnë për NEËS24 se mungesa e ekspertizës është duke penguar edhe hetimet. Tashmë sipas të njëjtit burim janë marrë në pyetje stafi mjekësor, dëhmitarë dhe familjarë, por hetimet kanë ngecur për shkak të zvarritjes së ekspertizës mjeko ligjore.

Fatbardha Aliko ndërroi jetë në 5 qershor të këtij viti në tualetin e maternitetit të Korcës, 10 ditë pas një ndërhyrje kirurgjikale në mitër. Familjarët paditën mjekët, ndërsa policia vuri menjëherë nën akuzë, pas autopsisë së viktimës, mjekun gjinekolog Gjergj Gjata dhe tre mjekë të tjerë nën akuzën e mjekimit të pakujdesshëm.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›