E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri për pronën në Dajt,qëllohet me armë kryeplaku

• Konflikti i pronësisë për një sipërfaqe toke është bërë shkak i një atentati me armë ndaj kryeplakut të fshatit Tujan në komunën e Dajtit në periferi të Tiranës.Dashamir Biçaku Gentjan Meta, 27 vjeç, Dritan Qefalia, 27 vjeç dhe Fadil Meta, 43 vjeç, të tre banues në Tiranë, u arrestuan nga policia me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë. Sipas njoftimit të policisë, të arrestuarit u denoncuan nga kryeplaku i fshatit Tujan të komunës së Dajtit, Dashamir Kalaja. Ai i ka akuzuar tre të dyshuarit për tentativë vrasjeje me armë ndaj tij. Dy net më parë, Dritan Qefalia, Fadil Meta dhe Gentian Meta, kanë shkuar në banesën e kryeplakut Kalaja dhe janë grindur me të parin e fshatit për shkak të një sipërfaqe toke. Kjo pronë duhej të ishte ndarë mes tre personave që akuzohen për atentatin ndaj kryeplakut. Sipas burimeve të policisë, toka duhej të ishte ndarë dhe këtë veprim duhej ta firmoste kryeplaku i fshatit Tujan, Dashamir Kalaja. Të arrestuarit kanë deklaruar në polici se duhej të kishin marrë secili prej tyre nga një sipërfaqe trualli, afërsisht 5 dynymë tokë bujqësore dhe kullota, në territorin e fshatit Tujan. Sipas pretendimit të personave të arrestuar, kryeplaku Kalaja në mënyrë të vazhdueshme ka shtyrë firmosjen e dokumenteve. Të arrestuarit e kanë akuzuar kryeplakun se i ka mashtruar ata, për pronësinë e sipërfaqeve që pretendojnë se u takonin. Firmosja e dokumenteve nga kryeplaku, sipas të arrestuarve, duhej të ishte kryer më tepër se katër muaj më parë, por Dashamir Kalaja nuk kishte pranuar. Rreth tri javë më parë, konflikti mes palëve është ndezur dhe ata kanë kërkuar nga kryeplaku Kalaja zgjidhjen e mosmarrëveshjes së pronësisë mes tri palëve. PërplasjaPasditen e të martës, tre të arrestuarit kanë shkuar në banesën e kryeplakut Da-shamir Kalaja. Ata akuzohen se kanë kërcënuar të dëmtuarin me një çifte që e mbanin me leje. Sipas burimeve të policisë, konflikti mes kryeplakut dhe tre personave të arrestuar kishte disa muaj që kishte filluar për shkak se pretendentët e pronës akuzonin kryeplakun e fshatit, se tokën që u takonte atyre ia kishte shpërndarë personave të tjerë. Të arrestuarit pretendonin se kryeplaku i kishte ngatërruar në ndarjen e sipërfaqeve të tokës bujqësore mes tyre. Sipas burimeve të policisë, tre personat e akuzuar kanë qëlluar një herë me armën e gjahut çifte në drejtim të banesës së kryeplakut. Nga e shtëna, sipas policisë, kryeplaku nuk ka pësuar dëmtime fizike. Pas ngjarjes është lajmëruar Komisariati i policisë nr.4, por veprimet janë kryer prej specialistëve të zyrës së hetimit të vrasjeve në Drejtorinë e Policisë. Pak kohë pas ngjarjes, agjentët e kësaj zyre kanë mundur identifikimin dhe arrestimin e personave të akuzuar si autorë të ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale policia ka bllokuar armën me të cilën është qëlluar banesa e kryeplakut Kalaja, si dhe municionet e çiftes. 3 PERSONAakuzohen se kanë sulmuar me armë zjarri banesën e kryeplakut të fshatit Tujan në komunën e Dajtit, pas një konflikti pronësie rreth një sipërfaqe toke që mendohet të jetë 5 mijë metra

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›