E Diel, 1 Nëntor 2026

Britni Spirs do të shohë fëmijët

Pas shumë vuajtjesh e peripecish, më në fund mbretëresha e popit, Britney Spears, do të mund të kalojë disa orë me fëmijët e saj.
Lajmi është bërë i ditur nga avokati Mark Vincent Kaplan, sipas të cilit palët kanë rënë dakord për vizita me orare dhe kushte të përcaktuara. “Jemi të kënaqur që procesi që lejon nënën të shohë fëmijët e saj ka filluar”, - është shprehur avokati i këngëtares.
Prej disa muajsh Britney dhe ish-bashkëshorti i këngëtares janë në gjyq për marrjen e kujdestarisë së fëmijëve, por në janar të këtij viti, pas shtrimit të këngëtares së njohur në spital, gjykata ia dha këtë të drejtë ish-bashkëshortit të Spears, Federline.

Filarmonia e Nju Jorkut, koncert në Korenë “staliniste”

Orkestra filarmonike e Nju Jorkut ndodhet në Korenë e Veriut, duke u bërë institucioni kulturor amerikan më i shquar që viziton shtetin e izoluar stalinist. Duke folur për gazetarët, menjëherë pas mbërritjes në Aeroportin e Phenianit, dirigjenti i Filarmonisë, Lorin Maazel, shprehu shpresën se vizita do të përmirësonte lidhjet mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut. Zoti Maazel tha se ai është muzikant, jo politikan, por në se muzika i lë mbresa publikut, atëherë orkestra filarmonike do ta ketë bërë atë që duhet, për t'i afruar popujt e dy vendeve. Orkestra do të japë nesër një koncert, që do të transmetohet direkt nga televizioni dhe radioja shtetërore e Koresë së Veriut, ku ngjarjet që pasqyrohen, zakonisht zgjidhen me kujdes të veçantë, për të forcuar imazhin e udhëheqësit Kim Jang.

27 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›