Sherri per pronen, plagos xhaxhane
ELBASAN- Pas sherrit per pronesi, masakron xhaxhane me thike. Zyra e Krimit ndaj Prones ne Policine e Elbasanit arrestoi dje Tomorr Sinanin, 36 vjec, me banim ne lagjen "28 Nentori", i cili dyshohet se ka sulmuar me arme te ftohte N. Sinanin, 43 vjec, qe banonte aferm tij. Ngjarja ka ndodhur nje nate me pare, ne afersi te baneses se agresorit. Fillimisht mes nipit dhe xhaxhait ka pasur konflikt me sharje dhe ofendime. Me pas 36 vjecari ka rrembyer thiken duke ia ka ngulur disa here ne trup xhaxhait te tij. N. Sinani eshte derguar ne spitalin e Elbasanit dhe i eshte nenshtruar nje nderhyrje te gjate operatore. Sipas mjekeve ai ndodhet ne gjendje te rende per jeten. Ne vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe grupi hetimor. Sipas te dhenave te policise mes dy autoreve ekzistonin mosmarreveshje per pronen qe kane precipituar deri ne krimin e nje nate me pare. Rreth ores 01:30 pas mesnate eshte bere arrestimi ne flagrance i 36 vjecarit Sinani. Ndaj tij eshte ngritur akuza e "vrasjes e mbetur ne tentative". Ne cilesine e proves materiale policia ka bllokuar thiken me te cilen u krye krimi. Gjate marrjes ne pyetje te te afermve u konfirmua perplasja e familjeve per shkaqe pronesie. Konfliktet per autoresine mbi pronen zene vendin e pare te krimeve te ndodhura ne prefekturen e Elbasanit.
F. Salliu
F. Salliu