E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafik klandestinesh me cmim dyfish

Gjirokaster- Trafikantet dyfishojne cmimin per te kaluar ilegalisht klandestine pertej kufirit shqiptaro-grek. Nga 800 euro per person qe ishte disa muaj me pare, gjate muajit gusht kjo pagese eshte rritur me rreth 700 euro. Agjentet e Antitrafikut ne Policine e Gjirokastres kane ndaluar dje nje person i cili po tentonte te kalonte ilegalisht ne drejtim te Greqise nje grup prej kater emigrantesh klandestine kundrejt nje shperblimi i cili ne total kapte shifren e 6 mije eurove. Sipas burimeve zyrtare, rreth ores 08:00, eshte bere arrestimi ne flagrance i 34 vjecarit Aranit Pashaj, lindur dhe banues ne Vlore.

Ne oret e para duke u gdhire dita e djeshme, Pashaj eshte ndaluar nga sherbimet e Sektorit te Luftes Kunder Krimit te Organizuar, ne aksin rrugor Gjirokaster-Vrisera, ne afersi te fabrikes se perpunimit te qumeshtit, ndersa shoqeronte ne drejtim te vijes se gjelbert te kufirit grupin me klandestine. "Ne dispononim informacione te mara ne rruge operative se i ndaluari gjate dites se diel do te tentonte te kalonte ne drejtim te shtetit grek emigrante te pa pajisur me dokumente, kundrejt pagesave te konsiderueshme ne euro", thone agjentet policore qe moren pjese ne aksion. Mbeshtetur mbi keto informacione specialistet e Antitrafikut ngriten sherbime kontrolli ne zonen prane vijes se kufirit me Greqine. Sipas burimeve policore, rreth ores 02:00, duke u gdhire dita e djeshme, Aranit Pashaj u ndalua ne flagrance ne zonen prane kufirit, duke shoqeruar kater klandestine nga rrethe te ndryshme te vendit, te cilet do te hynin ilegalisht ne shtetin grek.

"Grupin e klandestineve e kishte rekrutuar vete dhe do t'i ndihmonte te kalonin kufirin per ne shtetin grek ne menyre te paligjshme kundrejt fitimit prej 1500 euro per person", thone burime ne grupin hetimor. Nga hetimet paraprake rezultoi se i ndaluari kishte kaluar edhe here te tjera klandestine ne drejtim te Greqise, kundrejt pagesave te konsiderueshme ne euro. Sipas grupit hetimor, i dyshuari Pashaj vepronte i vetem, duke bere rekrutimin e klandestineve dhe me pas, nepermjet kufirit te gjelber bente shoqerimin e tyre deri ne thellesi te tokes greke.

Blerim Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›