Tentoi te vriste per token, gjykata e liron
Lac- Gjykata e Kurbinit liroi dje 72 vjecarin Pjeter Mema, qe tentoi te vriste per shkaqe pronesie bashkefshatarin e tij 15 dite me pare. Vendimi i lehtesimit te mases nga "arrest me burg" ne "arrest shtepie" ka irrituar policine vendore dhe prokurorine. Kjo e fundit eshte shprehur se do te apeloje kete mase ndaj Pjeter Memes ne gjykaten e Apelit, pasi akuzat qe rendojne ndaj tij nuk mund te krijojne lehtesira per mase te bute sigurie. Ne vleresimin e mases se sigurise se dhene pas arrestimit, trupi gjykues vendosi qe per shkak te moshes Mema te qendroje ne "arrest shtepie". Ngjarja per te cilen akuzohet i moshuari ka ndodhur me 20 tetor te ketij viti, kur ai tentoi te vriste me arme Tom Lalen, ne fshatin Gjol i Zi te Fushe Kuqes. Shkak eshte bere nje siperfaqe prej 10 dynym toke qe te dyja palet e pretendonin, ndersa ne debat e siper 72 vjecari ka qelluar me arme ndaj bashkefshatarit, por pa mundur ta vrase. Gjate kontrollit te baneses policia i zbuloi Memes edhe dy arme gjahu qe tha se i mbante pa leje dhe u arrestua per akuzat e "tentatives se vrasjes" dhe "armembajtjes pa leje".
A. Bushi
A. Bushi