E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurbin/ Shembja e tavanit, nxenesit rikthehen ne klase

Kurbin- Nxenesit e shkolles 9-vjecare te Shullazit ne komunen Milot te Kurbinit, i jane rikthyer dje paradite mesimit, nje dite pasi tavani i shembur plagosi rende mesuesen e tyre. Ndersa 43 vjecarja Nexhmie Ahmeti vazhdon te marre mjekimin ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, 26 nxenesit e klases se katert qe ajo kishte ne kujdestari kane vazhduar normalisht procesin mesimor. Burime nga prokuroria e Kurbinit bene te ditur se kane nisur hetimet mbi aksidentin e ndodhur, ku nje vemendje e vecante do t'i kushtohet rikonstruksionit te godines dhe cilesise se punimeve te kryera.

A.B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›