E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherri per ullinjte 27-vjecari qellon me cifte tre vellezerit

Policia e Tepelenes arreston autorin dhe sekuestron armen e krimit njeri nga te plagosurit ne spital

Vetem dy dite me pare ishin konfliktuar per nje cope toke me ullinj por dje sherri avancoi deri me perdorimin e armes se zjarrit. Nje person hapi zjarr me cifte ndaj tre vellezerve fqinje te tij. Njeri prej tyre mori nje plumb ne kembe dhe u shtrua urgjentisht ne spital ndersa autori i krimit u arrestua ne tentative per tu larguar. Ai u tha njerezve te policise se ndihej i kercenuar prej shume kohesh nga tre vellezerit dhe se ata do ti merrnin pronen.

Cajup Mucobega 27 vjec sipas njoftimit zyrtar te Policise se Gjirokastres u arrestua menjehere pas ngjarjes sikurse iu sekuestrua arma e krimit cifte te cilen ai e mbante ne banese pa leje. Referuar te njejtave burime ne Sallen Operative te Komisariatit te Policise Tepelene kishte mberritur nje telefonate nga nje person se ne fshatin Toc te rrethit Tepelene ne vendin e quajtur Arra e Madhe Cajup Mucobega po na kercenon me arme gjahu se do te na vrase. Menjehere ne drejtim te fshatit Toc u nisen forcat e Policise se Komisariatit te Policise Tepelene qe kane bere te mundur kapjen ne flagrance te Cajup Mucobeges i datelindjes 1983 lindur dhe banues ne fshatin Toc te rrethit Tepelene se bashku me armen e gjahut te cilen e mbante pa leje. Me tej njoftimi zyrtar thote se ky person me anen e armes se gjahut ka kercenuar dhe tentuar te vrase per motive pronesie tre vellezer banore te fshatit Toc te rrethit Tepelene dhe konkretisht shtetasit S.M T.M A.M ku njerit prej tyre dhe konkretisht S.M. i ka shkaktuar plage te lehta ne doren dhe kemben e djathe pasi e ka qelluar me cifte. I plagosuri eshte transportuar per ne Spitalin e Tepelenes nga forcat e Policise per te marre ndihmen e pare ku aktualisht ska rrezik per jeten. Cajup Mucobega u kishte zene prite vellezerve te cilet punonin ne nje parcele me ullinj ku i lartpermenduri pretendonte se ishin ullinjte e tij - njoftoi policia. Ne perfundim te veprimeve te para hetimore u be arrestimi per veprat penale Tentative vrasje dhe Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve te gjahut dhe sportive vepra keto te parashikuara nga nenet 22 76 e 280 te Kodit Penal si dhe u be sekuestrimi ne cilesine e proves materiale i armes se gjahut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›