E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, shpëton nga mbytja një skaf me 3 turistë malazezë

Ka mundur të kthehet në një tragjedi soditja në det me skaf për tre turistë të huaj, por kanë shpëtuar mrekullisht. Mësohet se skafi me turistë malazezë, i cili po kalonte tranzit rrezikoi të mbytet rreth 1.5 milje larg bregut të Vlorës.

Ka qenë Policia kufitare dhe roja bregdetare, të cilat menjëherë pas sinjalizimit i kanë dhanë ndihmë skafit me tre turistë. Burime nga policia bëjnë të ditur se skafi me 3 turistë kishte pësuar difekt në motor dhe u arrit të shpëtohej vetëm pas ndërhyrjes nga roja bregdetare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›