E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sheshi Nene Tereza synohet kthimi ne identitet

Instituti i Monumenteve të Kulturës synon të kthejë në identitet Sheshin “Nënë Tereza”, duke i dhënë atij pamjen e viteve 30-40 që krijuan arkitektët italianë. Drejtori i institutit të Monumenteve Apollon Baçe sqaron se është gati projekti, por ai duhet ende të diskutohet dhe miratohet. Sipas Baçes ndërhyrja në këtë shesh duhet të nisë me heqjen e shatërvanit dhe vendosjen e monumentit të Nënë Terezës.

Ndërhyrja më konkrete institutit të monumenteve tani për tani në këtë shesh do të jetë restaurimi i fasadës së Akademisë së Arteve e cila është një monumentet e këtij sheshi.

Sheshi që aktualisht mban emrin “Nënë Tereza”, është ndërtuar në vitin 1939 në bazë të planit urbanistik të arkitektit dhe inxhinierit italian Gerardo Bosio. Ai është bërë objekt idesh për ndërhyrje nga më të ndryshmet si nga bashkia ashtu edhe qeveria.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›